Samadrexha kompletohet për Kupën Evropiane, nisen për në Portugali 

Hendboll

Samadrexha kompletohet për Kupën Evropiane, nisen për në Portugali 

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:37
Samadrexha

Samadrexha ka kompletuar radhët për Kupën Evropiane në hendboll.

Vashat e Samadrexhës nisen për në Portugali, ku të shtunën dhe të dielën do të takohen me Colegio Gaia/Colgaia-Toyota. 

Klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të zhvillohen në Vila Nova de Gaia në Portugali.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.

Besnik Basholli, kryetar i KHF Samadrexhës, shprehet se janë të kompletuar.

“Jemi kompletuar dhe ekipi është gati. 

Jemi kompletuar me 3 hendbolliste nga Tunizia, 2 turke, 1 maqedone dhe 1 gjeorgjiane”, thotë Basholli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Samadrexha synon mrekullinë, të kualifikohet në rrthin e tretë të Kupës Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat