Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante e javës

Hendboll

Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante e javës

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:08
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Prishtina – Kastrioti mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja që zhvillohet të hënën nga ora 20:00 është po ashtu më interesantja e javës.

Të dy skuadrat i kanë nga katër pikë dhe do të kërkojnë fitore për të mbetur në hap me Rahovecin e Besën.

Xhiroja fillon me ndeshjen Besa Famgas – Vjosa, që zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në Pejë. Besa është favorite e madhe.Po të shtunën, prej orës 19:00, Rahoveci e pret Trepçën që po kalon moment të vështirë. “Vreshtarët” llogarisin në dy pikë të reja.

Të dielën është takimi Llapi – Vushtrria, që nis në ora 17:00. Edhe në këtë ndeshje pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Cilësia e skuadrave vlerësohet e përafërt, kështu që ndeshja pritet të jetë e hapur deri në fund.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tretë. Të shtunën janë ndeshjet Samadrexha – Drenica (18:00) dhe Drita – Istogu (16:30).

Të dielën prej orës 14:30 në Shtime takohen Ulpiana e Vëllaznimi, ndërsa të hënën prej orës 18:30 është ndeshja Prizreni – Deçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat