Istogu bindës në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane në hendboll.
Vashat e Istogut shkëlqyen në përballje me ekipin nga Greqia, AESH Pylaia nga Selaniku, duke e mposhtur me rezultat 33:25 (13:12).
Pjesa e parë me rivalitet të madh, ku Istogu shkoi në pushim me një gol dallim (13:12),
Pjesa e dytë më e mirë e kampiones së Istogut, duke e thelluar epërsinë në 6 gola (24:18) në minutën 42-të
Istogu – AESH 33:25
Istogu: Mykhailenko, Sucacuexe 10, Paviçeviq 8, Ndiaye 6, Dinarica 4, Cicentini 3, Limem 1, Borodai 1, Shala, M. Bytyçi, Rugova,. Hasanaj, R. Bytyçi, Ujkiq dhe Ahmetxhekaj.
AESH: Arsenoglou, Karacharisi, 7, Christoforis 8, Kouklotidou, 2, Panagiotidou 2, Atha. Tsigarida 1, Malle 3, Paniora 1, Miggo, Papadopoulou, Nikolopoulou, Vasileiadou, Athi. Tsigarida, Karaveli, Chatzopoulou dhe Theodosopoulou.
Hendbollistja Catarina Sucacuexe me 10 gola, e ndihmuar n ga Lana Paviçeviq me 8, Astou Ndiaye me 6, Arlinda Dinarica me 4, po ashtu edhe portierja Viktoriia Mykhailenko, ishin ndër të merituarat e këtij triumfi.
Në minutën e 50-të, 26:19 për Istogun.
Istogu ngadhënjeu me rezultat 33:25 ndaj skuadrës greke.
Ndeshjen e kthimit do të luhet nesër (19.00) po në palestrën sportit “Karagaçi” në Pejë.
Vashat e trajnerit Faruk Shala gjendet me një këmbë në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.
Kjo është edhe një dëshmi se Istogu është skuadra më e suksesshme në vitet e pasluftës në Kosovë, kur merret parasysh e sukseset në garat evropiane. Skuadër që ka më së shumti fitore nga skuadrat tona në Kupat Evropioane.
Kjo është meritë e punës së trajnerit Faruk Shala.