Istogu bindës, feston në ndeshjen e parë në Kupën Evropiane

Hendboll

Istogu bindës, feston në ndeshjen e parë në Kupën Evropiane

Nga: K. Goca Më: 12 tetor 2024 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

Istogu bindës në ndeshjen  e parë të Kupës Evropiane në hendboll.

Vashat e Istogut shkëlqyen në përballje me ekipin nga Greqia, AESH Pylaia nga Selaniku, duke e mposhtur me rezultat 33:25 (13:12).

Pjesa e parë me rivalitet të madh, ku Istogu shkoi në pushim me një gol dallim (13:12), 

Pjesa e dytë më e mirë e kampiones së Istogut, duke e thelluar epërsinë në 6 gola (24:18) në minutën 42-të

Istogu – AESH 33:25

Istogu: Mykhailenko, Sucacuexe 10, Paviçeviq 8, Ndiaye 6, Dinarica 4, Cicentini 3, Limem 1, Borodai 1, Shala, M. Bytyçi, Rugova,. Hasanaj, R. Bytyçi, Ujkiq dhe Ahmetxhekaj.
AESH: Arsenoglou, Karacharisi, 7, Christoforis 8, Kouklotidou,  2, Panagiotidou 2, Atha. Tsigarida 1, Malle 3, Paniora 1, Miggo, Papadopoulou, Nikolopoulou, Vasileiadou, Athi. Tsigarida, Karaveli, Chatzopoulou dhe Theodosopoulou.
Hendbollistja Catarina Sucacuexe me 10 gola, e ndihmuar n ga Lana Paviçeviq me 8, Astou Ndiaye me 6, Arlinda Dinarica me 4, po ashtu edhe portierja Viktoriia Mykhailenko, ishin ndër të merituarat e këtij triumfi.

Në minutën e 50-të, 26:19 për Istogun.

Istogu ngadhënjeu me rezultat 33:25 ndaj skuadrës greke. 

Ndeshjen e kthimit do të luhet nesër (19.00) po në palestrën sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Vashat e trajnerit Faruk Shala gjendet me një këmbë në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.

Kjo është edhe një dëshmi se Istogu është skuadra më e  suksesshme në vitet e pasluftës në Kosovë, kur merret parasysh e sukseset në garat evropiane. Skuadër që ka më së shumti fitore nga skuadrat tona në Kupat Evropioane.

Kjo është meritë e punës së trajnerit Faruk Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat