Samadrexha luan mirë por mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Hendboll

Samadrexha luan mirë por mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga një ndeshje

Samadrexha e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Të shtunën mbrëma në Gaia të Portugalisë, Samadrexha pësoi 42:31 nga skuadra Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.

Dallimi në rezultat u bë që në pjesën e parë që përfundoi 20:11 për skuadrën portugeze.

Sevdanur Ozkan i shënoi 12 gola nga 22 tentime për Samadrexhën. Shtatë gola nga nëntë tentime i kishte Mirjeta Dinolli. Fetane Uzunlar i realizoi tri gola nga katër tentime.

Tetë pritje i kishte portierja Anisa Sali.

Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Gaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat