Rahoveci e Besa Famgas me fitore bindëse

Hendboll

Rahoveci e Besa Famgas me fitore bindëse

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 23:37
Lojtarët e Rahovecit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, dhe nënkampionia, Besa Famgas, i kanë fituar pa telashe ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën, Rahoveci fitoi 40:23 ndaj Trepçës.

Granit Kadiri ishte më efikasi te Rahoveci me 12 gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi.

Amar Mujka i shënoi 10 gola për Trepçën, që mbetet pa fitore. Rahoveci është lider me 10 pikë. I ka fituar pesë ndeshjet e deritashme.

Besa Famgas është e dyta me tetë pikë. Fitoren e katërt të edicionit, Besa e shënoi të shtunën në Pejë ndaj Vjosës, 41:19.
Olsi Mulaj i shënoi 11 gola për Besën. Shtatë i kishte Jon Vokshi.

Te Vjosa, nëntë gola i shënoi Festim Mustafa.

Vjosa është e pesta me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat