Çairi përgatitet për festë! Basri Latifi: Luhet për histori

Hendboll

Çairi përgatitet për festë! Basri Latifi: Luhet për histori

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:06
Skuadra shqiptare Çairi

Skuadra shqiptare Çairi përgatitet sonte për festë, pasi që besojnë e shpresojnë se do të kualifikohen në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll (femrat).

Kryetrajneri i Çairit, Basri Latifi, ka përgatitur ekipin maksimalisht dhe synon fitoren edhe në takimin e kthimit. Sfidën e parë e fituan në udhëtim me rezultat 26:24 ndaj Kaerjengut nga Luksemburgu.

“Në këtë ndeshje si klub kemi ftuar te gjithe socio kategoritë që kanë dhënë kontribut në vendin tonë. 

Duke filluar nga arsimtarët, profesorët, personalitete nga kultura dhe arti, sportistë nga i gjithë vendi e kështu me radhë. 

Për arsye të interesimit të madh ju kisha lutur të gjithëve që në sallë të vini 15 -20 minuta me herët me qëllim që mos të bëhen vonesa në hyrje të sallës. 

Sonte (19.00) është një ndeshje europiane që luhet për histori, prestigj dhe krenari. Urojmë që të festojmë së bashku”, ka bërë të ditur Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat