Më shumë se dy muaj që shkoi në botën tjetër!
Ikja e tij e la një zbrazëti të madhe jo vetëm në komunitetin e hendbollit të Kosovës. Izet Gjinovci.
Personaitet që i dha të gjitha hendbollit, që nga vitet e 80-ta, në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb dhe në vitet e pasluftës, duke dhënë tërë arsenalin e tij në ndërkombëtarizimin e hendbollit të Kosovës.
Valbona Gjinovci sot ishte në Makërmal të Skenderajt dhe bëri homazhe para varrit të bashkëshortit të saj, Izet Gjinovci.
Valbona e emocinuar deri në pikën e fundit sikur donte para varrit t’i tregonte shumëçka Izit!
Izi e dëgjonte nga lart, e dëgjonte më vëmendje dhe sikur ia miratonte të gjitha që ia thoshte Valbona.
Ishte një njeri që nuk do harrohet kurrë me veprat që ai ka bërë tash e 40 vjet, modest, dhe mik i jashtëzakonshëm.
Megjithëse fizikisht nuk është mes nesh tik - taket e akrepave të orës së Izit ende rrahin në dorën e Muhamet Arifit.
Ora e Izit punon dhe veprat e tij nuk do të shuhen kurrë.
Endërra e Izit për ta parë hendbollin sa më lart vazhdon!
Izi edhe pse sot nuk është në mesin tonë, e shikon nga lart klubin e hendbollit Istogu (femrat) dhe si gjithmonë i gëzohet fitores dhe kualifikimit të vashave të Faruk Shalës në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.
Izi nga lart i gëzohej çdo suksesi të hendbollit tonë.