Kampionja e Kosovës, Istogu, është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.
Vashat e Istogut edhe në sfidën e dytë treguan lojë të mirë dhe i shkaktuan humbje të thellë me rezultat 35:27 (19:12) skuadrës greke, AESH nga Selaniku.
Si ndeshja e djeshme po ashtu edhe e sotmja, u luajtën në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Ndeshjen e parë e fituar me 33:25 ndaj skuadrës greke.
Vashat e trajnerit Faruk Shala treguan cilësi dhe me meritë janë në rrethin tjetër.
Hendbollistet Astou Ndiaye e Lana Paviçeviq, janë më të dalluarat, secila realizoi nga 11 gola.
AESH – Istogu 27:35
AESH: Arsenoglou, Karacharisi 7 Christofori 5, Kouklotidou 4, Panagiotidou 4, Atha. Tsigarida 3, Malle, Paniora, Miggo 2, Papadopoulou 1, Nikolopoulou, Vasileiadou, Athi. Tsigarida 1, Karaveli, Chatzopoulou dhe Theodosopoulou.
Istogu: Mykhailenko, Sucacuexe 4, Paviçeviq 11, Ndiaye 11, Dinarica 3, Vicentini 1, Limem 4, Borodai, Shala, M. Bytyçi, Rugova,. Hasanaj, R. Bytyçi, Ujkiq 1 dhe Ahmetxhekaj.