Eliminohet Samadrexha

Hendboll

Eliminohet Samadrexha

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 20:52
Samadrexha

Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Hendbollistet samadrexhase e humbën edhe ndeshjen e dytë nga skuadra portugeze Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Gaia të Portugalisë përfundoi 37:30 për skuadrën portugeze. Në Portugali ishte zhvilluar edhe ndeshja e parë, të shtunën mbrëma.

Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan i shënuan nga tetë gola për Samadrexhën. Shtatë i kishte Mirjeta Dinolli. Tetë pritje i kishte Anisa Sali.

Skuadra nga Samadrexha tani u kthehet sfidave vendore. Synon trofetë e hendbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat