Xhema – Jahja në ndeshjen evropiane në Hungari

Hendboll

Xhema – Jahja në ndeshjen evropiane në Hungari

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:23
Xhema – Jahja

Çifti nga Kosova i gjyqtarëve me thirrje të EHF-së, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar të shtunën ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbolliste.

Në Vac të Hungarisë u përballën skuadra vendase Vac dhe ajo nga Holanda, Cabooter Fortes Venlo.

Fitore me rezultat 32:24 shënoi skuadra Vac. Hungarezet e kishin fituar edhe ndeshjen e parë në Holandë, 37:22, dhe avancuan në raundin e tretë kualifikues të Ligës Evropiane.

Çifti Xhema – Jahja tashmë është deleguar për ndeshje tjera të garave kontinentale për klube.

Kështu FHK-ja prezantohet rregullisht në kupa evropiane jo vetëm me skuadra por edhe me zyrtarë të ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat