Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Turqi

Hendboll

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Turqi

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:24
Çifti Vitaku

Çifti nga Kosova i gjyqtarëve me thirrje të EHF-së, Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku, në fundjavë kishin angazhim evropian.

Dyshja Vitaku ishte e deleguar në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste në mes të skuadrës turke, Uskudar, dhe asaj kroate, Bjelovar.]

Ndeshja u zhvillua në Turqi, ndërsa u fitua nga skuadra Uskudar me rezultat 32:24.

Skuadra turke e kishte fituar edhe ndeshjen në Kroaci dhe avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Arsim e Erdoan Vitaku tashmë kanë përvojë të gjatë në kupat evropiane. Delegime të tjera për këtë dyshe priten në xhirot e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat