Beqiri, delegat në ndeshjen ndërkombëtare

Hendboll

Beqiri, delegat në ndeshjen ndërkombëtare

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:25
Eshref Beqiri në mes

Pos me dy skuadra dhe me dy çifte gjyqtarësh, Federata e Hendbollit e Kosovës në fundjavë u prezantua në gara evropiane edhe me një delegat të ndeshjeve.

Eshref Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrës sllovene Litija dhe skuadrës Hazena Kynzvart nga Çekia.

Ndeshja u zhvillua të shtunën në Litija të Sllovenisë, ndërsa fitore 30:23 shënoi skuadra çeke.

Hazena Kynzvart e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë.

Beqiri tashmë delegohet thuajse rregullisht në ndeshje të kupave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat