Rahoveci e Besa Famgas bëhen gati për Evropë, Istogu të martën mëson kundërshtarin

Hendboll

Rahoveci e Besa Famgas bëhen gati për Evropë, Istogu të martën mëson kundërshtarin

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:15
Rahoveci

Në fundjavën e ardhshme zhvillohen ndeshjet e para të xhiros së dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në këtë rreth garash paraqitet edhe kampioni i Kosovës, Rahoveci, dhe nënkampionia, Besa Famgas.

Rahoveci të shtunën e luan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj skuadrës belge Sezones Achilles Bocholt. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:15 në Bocholt të Belgjikës.

Ndeshja e kthimit është më 26 tetor në Rahovec.

Edhe Besa Famgas është mysafire në ndeshjen e parë. Të shtunën nga ora 17:00 në Lovosice të Çekisë përballet me skuadrën Mesto Lovosice. Ndeshja e kthimit është më 27 tetor në Pejë.

Ndërkohë shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste tërhiqet të martën nga ora 16:00. Kundërshtarin e radhës do ta mësojë kampioni i Kosovës, Istogu.

Istogu në raundin e dytë eliminoi skuadrën greke, Pylaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat