Kastrioti mposht Prishtinën

Hendboll

Kastrioti mposht Prishtinën

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:35
Deniz Terziqi

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) është mbyllur të hënën mbrëma me ndeshjen mes Prishtinës e Kastriotit.

Fitore shënoi skuadra ferizajase me rezultat 41:35.

Prishina e nisi ndeshjen me seri 5:0. Në minutën e 15-të, Kastrioti barazoi në 8:8. Vendasit mbajtën epërsi gjatë gjithë pjesës së parë, që përfundoi 20:19.

Pas minutës së 40-të nisi shkëputja e Kastriotit. Në minutën e 43-të ferizajasit kishin tri gola epërsi, 29:26.

Më pas Kastrioti u shkëput edhe në pesë gola, 32:27.

Dhe Prishtina nuk ia doli të kthehet në lojë.

Deniz Terziqi e Lulzim Shabani i shënuan nga nëntë gola për Kastriotin.

Nëntë gola i kishte edhe Enis Kuleta i Prishtinës.

Kastrioti është i treti me gjashtë pikë. Prishtina është e pesta me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat