Kampioni i Kosovës në hendboll, KHF Istogu, e ka mësuar të martën pasdite kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Istogu do të përballet me skuadrën e njohur nga Çekia, Hazena Kynzvart.
Në raundin e tretë paraqiten 32 skuadra të hendbollisteve.
Ndeshjet e para zhvillohen më 9 e 10 nëntor, ndërsa të kthimit një javë më pas. Istogu është vendas në ndeshjen e parë.
Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, istogaset e eliminuan skuadrën greke Pylaia. Ndaj skuadrës greke, Istogu i fitoi dy ndeshjet e zhvilluara në fundjavë në Pejë.
Istogu për herë të tetë po paraqitet në gara evropiane.
Për herë të katërt ka kaluar kundërshtarin e parë evropian. Tani kërkon ta kalojë edhe të dytin, ndonëse shorti nuk e favorizon shumë.