Skuadra shqiptare, Çairi, e vetmja nga Maqedonia në konkurrencën e femrave në hendboll, që përfaqëson shtetin në garat evropiane, ka mësuar rivalen e ardhshme.
Skuadra e Çairit do të ndeshet me skuadrën portugeze Colegio De Gaia në luftë për të tetën e finales së Kupës Evropiane.
Kryetrajneri i Çairit, Basri Latifi, ka rast tl mirë që të bëjë historinë me ekip.
Hendbollistet e Çairit ndeshjen e parë do ta luajnë më 9/10 nëntor në fushë si mysafire, ndërsa kthimin pas një jave në Shkup.
Në turin e kaluar skuadra e Colegio De Gaia eliminoi me dy fitore në shtëpi Samadrexhën nga Kosova.
Latifi me Çairin synojnë hakmarrjen për Samadrexhën.
Nëse Çairi arrin ta kalojë këtë rivale, do të bëjë suksesin më të madh të klubit.