Ish hendbollistja e kampiones së Kosovës, Esma Muratoviq, po dëshmohet edhe të kampionja e Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Petrov.
Esma me ekipin nga Maqedonia për një fije të flokut janë eliminuar nga rrethi i dytë i Ligës Evropiane.
Përkundër lojës fantastike të Esmës, e cila realizoi 9 gola, për fitoren e madhe 26:19 ndaj H 65 Höörs HK por nuk i mjaftoi që të përmbysin humbjen në takimin e parë me 29:21.
Karakteristikë e Esmës është se në të dy ndeshjet e kishte fjalën kryesore, përderisa në takimin e parë shënoi 8 gola, në të dytin 9 sosh.
Mesatarja për ndeshje realizoi nga 8:5 gola, duke dëshmuar superformën e saj.