Dikur dashuri e shqiptarëve, sot me 0 pikë në pesë ndeshje! Jo me fajin e Taib Kabashit 

Hendboll

Dikur dashuri e shqiptarëve, sot me 0 pikë në pesë ndeshje! Jo me fajin e Taib Kabashit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 tetor 2024 Në ora: 15:09
Taib Kabashi

Trepça e Mitrovicës po përjeton krizën më të rëndë në historinë e saj!

Një klub me renome që dikur ishte dashuri për shqiptarët sot është fundosur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt)!

Trepça ka mbetur në baltë, ashtu siç mundet i zhvillojnë ndeshjet!

Kryesitë e klubeve, në radhë të parë duhet të mendojnë të ndërtojnë një garniturë të ekipit afatgjatë dhe jo sot për nesër!

Trepça po përjeton katastrofën!

Pesë javët e para
Trepça - Vushtrria 26:43
Trepça - Vjosa 29:42
Llapi - Trepça 41:28
Trepça - Besa Famgas 22:49
Rahoveci - Trepça 40:23
Kur nuk ka politikë zhvillimore afatgjate, bie në këtë gjendje!

Çfarë la kryesia e KH Trepçës që u largua para një kohe?

Asgjë nuk u la!

Bile kryesia që u largua ta sqarojë fije e për pe pse mbeti ky klub në këtë situatë.  

Largimi i saj dhe shembja e Trepçës me rezultate.

Kriza e rezultateve nuk është më fajin e trajnerit Taib Kabashi sepse kur nuk ke brumë nuk ke as çka kërkon.

Më e rëndë është se Trepça në pesë ndeshjet e para, në secilën ndeshje ka pësuar mbi 40 gola. Kjo është e frikshme edhe e turpshme për një klub të madh që veç emri i ka mbetur në letër.

Një qytet siç është Mitrovica të lejojë që një klub i traditës të bie në këtë pikë, nuk do koment!

Trepça dikur ka qenë një vit në Ligën e Parë ish jugosllave e për shumë vitenë ligën e dytë federative, sot kush çohet më i pari ia shënon më shumë se 40 gola. 

Këtu është katandisur Trepça! 

Po të ishte punuar me plan-program afatgjatë, padyshim se do të kishte një garniturë që nuk do të lejonte një Trepçë në këtë gjendje ku gjendet!

Jo me kaq, plasaritjet gjatë disa muajve të kaluar, ikja e disa hendbollistëve, që nga Deniz Terziqi Trepça e mori tatëpjetën e madhe!

A ka gjas për këndellje?

E vetmja shpresë është blerja e lojtarëve nga jashtë e t’i ikin nga rënia prej lige!

Ndryshe, me këtë brumë, as trajneri më i mirë në botë nuk do të shpëtonte se lere më Taib Kabashi që duket se është i lodhur nga këto probleme brenda klubit. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat