Faruk Shala: Kërkojmë përkrahjen më të madhe institucionale

Hendboll

Faruk Shala: Kërkojmë përkrahjen më të madhe institucionale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 tetor 2024 Në ora: 15:43
Faruk Shala

Kampiones së Kosovës, Istogut, nuk i premton koha që të qëndrojnë duarkryq por i duhet mobilizimi në shumë aspekte për përballjen në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Vashat e Istogut kanë një short shumë të vështirë por gjithsesi besojnë e shpresojnë në mrekulli.

Istogu nuk do të shkojë si në eskursion por synin e ka që të eliminojë skuadrën çeke, Hazena Kynzvart.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, tha se do të përballen me një kundërshtar të fortë.

“Kemi një kundërshtar të fortë, na presin dy ndeshje shumë të veshtira.

Qëllmi ynë është të bëjmë që këto dy ndeshje të jenë të veshtira edhe për ata, nëse ne arrijmë që ndeshjet t’i bëjmë të veshtira edhe për skuadrën çeke, atëherë mundemi edhe të kemi rezultat pozitiv, qe në t’i bëjmë që ndeshjet të jenë të veshtira edhe per ta na duhet përkraje shumë më e madhe”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala kërkon përkrahje të madhe edhe institucionale sepse është ndër vite që po kalojnë rreth pas rrethi.

Është e vetmja skuadër në vendin tonë që ka më së shumti fitore në garat evropiane. 

“Na duhet përkrahje institucionale sepse ndërvite jemi skuadra e vetme që po kalojmë raunde në Evropë, ndërsa nuk e kemi përkrahjen e merituar institucionale, thiesht na duhet përkrahje më e madhe finaciare. 

Palestra ’Karagaçi’, të jetë plot, nëse keto dyja arrijmë t’i kemi, të tjerat i bëjmë ne në mënyrën më të mirë, ashtu si i ka hije një përfaqësuesi të shtetit në Evropë”, ka përfunduar Shala.

Ndeshjet e para zhvillohen më 9 e 10 nëntor, ndërsa të kthimit një javë më pas. Istogu është vendas në ndeshjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat