Trajneri i WHC Çair, Basri Latifi flet për rivalin e radhës në Kupën Evropiane, duke thënë se gjasat janë 50:50, por shpresojmë në kualifikim!
"Kemi mundur të tërheqim short më të lehtë, por kemi mundur edhe të kemi kundërshtarë edhe më të fortë, ashtu që tani gjasat janë 50-50.
Është një rival që na përshtatet me stilin e lojës tonë dhe ekip shumë kompakt me lojtare më shumë vendor.
Duke pasur parasysh kualitetin e ligës së Portugalisë, Kolehio De Gaia po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, por nuk do të thotë se janë të dobët.
E kanë eliminuar ekipin e Samadrexhës nga Kosova pa asnjë problem dhe besoj se tash iu është rritur vetbesimi dhe synojnë t’u u kthehen rezultateve pozitive.
Gjithsesi duhet parë dhe analizuar mirë lojën e tyre. Kemi filluar përgatitjet dhe shpresojmë ta kalojmë këtë raund", ka thënë Latifi.