Besa Famgas është gati për ndeshjen në Çeki

Hendboll

Besa Famgas është gati për ndeshjen në Çeki

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:32
Besa Famgas

Për herë të 19-të, Besa Famgas paraqitet në gara kontinentale për hendbollistë.

Prej kur debutoi ndaj Bevo Panningenit të Holandës më 3 shtator 2005, Besa vetëm një herë ka munguar nga garat evropiane.

Këtë edicion paraqitet në Kupën Evropiane, kurse garimin e nisë prej raundit të dytë.

Skuadra pejane takohet me skuadrën çeke Mesto Lovosice.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00 në Lovosice të Çekisë.

Ndeshja e kthimit është më 27 tetor në “Karagaçi”, kurse Besa e synon avancimin e radhës evropian.

Besa ka bërë kombinim të lojtarëve me përvojë me lojtarët me potencial dhe kjo formulë shpresohet të jap rezultat ndaj skuadrës çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat