Kampionja e Kosovës, Istogu përveç që është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, ka shënuar suksesin e radhës.
Istogu ka përparuar në ranglistën e përgjithshme të EHF-it, duke u ngritur për 14 vende, nga pozita e 84-të në të 70-tin me gjithsej 63 pikë.
Ky është një sukses i madh kur kihet parasysh se kjo ranglistë ka rreth 300 klube të Kontinentit të Vjetër.
Ky sukses vjen pas dy fitoreve në rrethin e dytë.
Faruk Shala, kryetrajner i kësaj skuadre, është krenar dhe pretendon të ngjitet edhe më lart në ranglistë.
Gyori Audi ETO nga Hungaria kryeson ranglistën me 697 pikë, i ndjekur nga Team Esbjerg nga Danimarka me 678 sosh
KHF Ferizaj ngritet për 10 vende, nga pozita e 141-të në të 131-tin me 26 pikë.