Çairi i Basri Latifit nuk njeh humbje

Hendboll

Çairi i Basri Latifit nuk njeh humbje

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:07
Basri Latifi

Skuadra shqiptare Çairi ka synime të mëdha në edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në hendboll (femrat).

Çairi përveç që është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane, në kampionatin maqedonas synon kreun.

“Çairi ka shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e luajtura deri më tani në këtë sezon. 

Skuadra e trajnerit Basri Latifi, ka një seri të shkëlqyeshme, fitoi ndaj Skopjes, Gjorgje Petrov 2, Astibos dhe Struzhankës, duket qartë se po shkojnë drejt play-off-it, ndaj pa asnjë presion do të presin katër takimet e mbetura. të sezonit të rregullt në Ligën e Femrave.

Në garën ndërkombëtare, në Kupën e Evropës, Çair mundi dy herë skuadrën e Kaerjeng nga Luksemburgu dhe shënoi rezultatin më të mirë të klubit deri më tani duke u vendosur në raundin e tretë të kësaj gare.

Çairi në xhiron e tretë do të përballet me skuadrën portugeze Colegio De Gaia, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në Portugali.

Ndeshja e dytë është në Shkup, kështu që Çairi ka një mundësi të mirë për të përparuarr”, shkruan mes të tjera media maqedonase “24rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat