Hendbollistja e Istogut ftohet në kombëtaren e Senegalit 

Hendboll

Hendbollistja e Istogut ftohet në kombëtaren e Senegalit 

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 16:14
Ndiaye Astou

Ndiaye Astou po kalon formë të mirë në petkun e Istogut, kampione e Kosovës.

Hendbollistja është ftuar në kombëtaren e Senegalit. 

“Ndiaye Astou ftohet nga kombëtarja e Senegalit.

Fundorja e majtë e skuadrës sonë Ndiaye Astou është ftuar nga kombëtarja e Senegalit, Astou shkëlqej me Istogaset në raundin e 3 të kupës së Evropës, pasi në dy ndeshjet kundër skuadrës greke arriti t’i shënoj 17 gola, duke ndihmuar Istogun drejt kualifikimit në raundin e 3.

Hendbollistja senegaleze tani ju është bashkangjitur kombëtares se saj për sfidat e radhës”, ka njoftuar KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat