Kosova, e 26-ta në Evropë!

Hendboll

Kosova, e 26-ta në Evropë!

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:03
Kosova

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar renditjen e fundit të ekipeve kombëtare në konkurrencë të hendbollisteve.

Pas sukseseve në katër vitet e fundit (2021 - 2024), Kombëtarja e Kosovës renditet në pozitën e 26-të!

Kombëtarja jonë i ka 17,25 pikë dhe lë prapa plot 24 vende, përfshirë Ishujt Faroe, Finlandën, Izraelin, Luksemburgun, Bosnjë-Hercegovinën, Letoninë, Lituaninë...

Javën tjetër, Kombëtarja jonë i luan kualifikimet e ardhshme.

Synohet suksesi që do të mundësonte ngritjen e mëtejme në renditjen evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat