Çairi, e 86-ta!

Hendboll

Çairi, e 86-ta!

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:52
Çairi

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar renditjen e fundit të ekipeve në konkurrencë të hendbollisteve. 

“Pas sukseseve në kampionatin vendor dhe në arenën ndërkombëtare, skuadra e Çairit renditet në pozitën e 86-të!
Jemi në TOP 100 ekipet më të mira!

Skuardra jonë ka 51 pikë dhe me rangimin e fundit lë prapa plot klube kampione nga vende të ndryshme përfshirë ekipet si: VfL Oldenburg (Gjermanisë), IBV Vestmannaeyjar (Islandës), Dudelange (Luksemburgut), HRK Grude (Bosnjë H), Colegio de Gaia (Portugalisë), Kristianstad HK ( Suedis), RK Dalmatinka Ploce (Kroacisë), HK Slovan Duslo Sala ( Slovakisë), Silkeborg (Danimarkë), Garabag HC (Azerbajxhan) e shum ekipe tjera me traditë.

Me 16/17 Nëntor në Shkup, WHC ÇAIR është afër kalimit në 1/8 së finales së Kupës Europiane. Synohet suksesi që do të mundësonte ngritjen e mëtejme në renditjen ndërkombëtare”, ka njoftuar KHF Çairi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat