Kampionja e Kosovës, Istogu, me kryetrajner Faruk Shalën, po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës Evropiane.
Hendbollistet e Istogut do të ballafaqohen me çeket e Hazena Kynzvart.
“Me 10 nëntor luajmë në Kosovë, ndërsa me 17 nëntor në Çeki
Dihet tani edhe orari i ndeshjeve të roundit të 3-të të Kupës së Evropës, Istogu pret skuadren e njohur nga Çekia, Hazena
Kynzvart në Kosovë me 10 nëntor nga ora 19:45 ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në që Çeki me 17 nëntor në ora 17:00.
KHF Istogu po zhvillon përgatitjet organizative të dy ndeshjeve evropiane me synim të përfaqësimin te vendit tonë ashtu si i ka hije skuadres kampione.
Na priftë e mbara, bashkë drejt sukseseve të reja”, ka njoftuar KHF Istogu.