Besa Famgas pëson humbje në Çeki, Olsi Mulaj realizon 10 gola por nuk kryen punë

Hendboll

Besa Famgas pëson humbje në Çeki, Olsi Mulaj realizon 10 gola por nuk kryen punë

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2024 Në ora: 21:38
Besa Famgas

Besa Famgas e Pejës ka bërë një paraqitje solide në Çeki, por nuk doli me rezultat pozitiv, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Skuadra çeke, HK FCC Mesto Lovosice, ka shënuar fitore me rezultat 38:28 (14:13) ndaj Besës.

Pejanët u munduan me të gjitha forcat por nuk ia dolën të shmangin humbjen me 10 gola.

Hendbollisti Pavel     Choteborsky ishte më i dalluari të vendasit me gjithsej 12 gola.

Olsii Mulaj me 10 ishte më efikasi të pejanët por nuk i ndihmuan për rezultat pozitiv.  Më efikasit të Besa janë edhe Jakub Cwieka e Vlladimir Stankoviq, secili shënoi nga 6 gola.

Besa Famgasin e pret punë jo e lehtë për ta përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 27 tetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat