Kampioni i Kosovës, Rahoveci, përkundër angazhimit e lojës së mirë, i pafat në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane në hendboll.
Djelmoshat e Rahovecit pësuan humbje në Belgjikë, me rezultat 32:29 (15:14) nga Sezoens Achilles Bocholt.
Me gjithë humbjen, është një rezultat premtues për sfidën e kthimit për të përmbysur këtë disavantazh dhe të kualikohen në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.
Hendbollisti Rafal Przybylski me 8 gola është me efikasi të vendasit së bashku Aleksa Klajiq me 7 sosh dhe të Rahoveci Egzon Gjuka u shqua me 11 gola e Alban Haziri me 8 sosh.
“Përfundon ndeshja e parë, me skuadrën që tregoi shpirt luftarak dhe madje kishte mundësi të kthehej me rezultat pozitiv nga Belgjika.
Tashmë e gjithë vëmendja në Rahovec, ku do na duhet përkrahja më e madhe ndonjëherë për ta përmbysur rezultatin dhe kaluar në xhiron tjetër.
Falënderojmë nga zemra tifozët që ishin të jashtëzakonshëm dhe në numër të madh. I dhatë vërtetë zemër ekipit”, thuhet në faqen e KH Rahovecit.