Kastrioti shënon fitoren e radhës, Lulzim Shabani shkëlqen me 13 gola

Hendboll

Kastrioti shënon fitoren e radhës, Lulzim Shabani shkëlqen me 13 gola

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 23:01
Lulzim Shabani

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në Vushtrri, Kastrioti mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 38:35.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë. Ferizajasit në dy e tri gola u shkëputën vetëm pas minutës së 20-të.

Në minutën e 35-të Vushtrria barazoi në 21:21 e më pas edhe në 22:22.

Pasoi seri prej tri golave e Kastriotit për 25:22 dhe kjo seri doli të jetë vendimtare. Ekipi ferizajasi më pas mbajti epërsi prej tri, katër e pesë golash deri në fund.

Aloja Lulzim Shabani i shënoi 13 gola për Kastriotin.

Vlerson Zherka e Besnik Bytyqi i kishin nga pesë.

11 gola për Vushtrrinë i kishte Fitim Klinaku e pestë Egzon Ademi.

Kastrioti është i treti me tetë pikë. Vushtrria mbetet e katërta me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat