Arbesa Kurtaj operohet

Hendboll

Arbesa Kurtaj operohet

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 17:25
Arbesa Kurtaj e Xhavit Morina

Portierja e fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizaj, Arbesa Kurtaj, me sukses e kaloi operimin dhe pritet rikthimi i saj brenda një kohe në portë.

Klubi i hendbollit Ferizajt beson e shpreson se Arbesa do të rikthehet në portë në kohën e duhur për të ndihmuar ekipin drejt trofeve të rinj.

“Me shumë gëzim ju njoftojmë se portierja jonë e dashur, Arbesa Kurtaj, e ka kryer me sukses operacionin e këmbës.

Tani, me përkushtimin dhe vendosmërinë që e karakterizon, ajo është gati të fillojë procesin e rikuperimit dhe të rikthehet më e fortë se kurrë!

Të gjithë te KHF Ferizaj jemi krenarë për forcën dhe guximin tënd, Arbesa.

Ne mezi presim të të shohim sërish në fushë duke i mbrojtur ngjyrat tona! Të urojmë shërim të shpejtë dhe kthim triumfues”, ka njoftuar KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat