Demë Sadiku: Lamtumirë vëlla Skënder Alijaj

Hendboll

Demë Sadiku: Lamtumirë vëlla Skënder Alijaj

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 23:09
Demë Sadiku - majtas, Skënder Alija në mes dhe Mahmut Sadiku - djathtas

Demë Sadiku e Skënder Alijaj plot 24 vite së bashku në klubin e hendbollit Shqiponja e Gjakovës. 
Aliaj kryetar e Dema sekretar në klub!

Skënder Aliaj ka ndërruar jetë sonte, ndërsa Demë Sadiku i mërzitur shumë që humbi mikun më të madh, dy dekada e gjysmë pjesë e klubit me suksese, ka shkruar disa rreshta prekës.

“Eu Skender Alijaj po shpejt na ike, si nuk të erdhi keq të na lë vetëm kur na duhesh më së shumti, kontributi i yt nuk mund të përshkruhet me fjalë por një është e sigurtë do të mbetesh ikonë e klubit. 

Unë u shpreh ngushëllime në emër të KHF Shqiponjës familjes shumë të respektuar Alijaj, lojtarëve, kryesisë dhe gjithë shokëve dhe miqëve që kishte si dhe dashamirëve të hendbollit në mbarë Kosovën.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe aq shumë bëë për të. Lamtumirë vëlla Skënder Alijaj, ishalla takohemi në xhenet!”, ka shkruar Demë Sadiku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat