Në emisionin “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini, trajneri i pathyeshëm Faruk Shala dhe kapitenia Blerta Ahmetxhekaj ndanë zhgënjimin e tyre për mungesën e përkrahjes financiare dhe fizike që po përballet klubi i hendbollit të Istogut!
Shala: “Komuna na ndihmon financiarisht, por buxheti për sport në Istog është vetëm 30,000€ për të gjitha sportet!
Ne marrim vetëm 6,000 euro.
Nga MKRS-ja kemi marrë këtë vit 7,000€ vetëm rekuizitat për garat evropiane kushtojnë më shumë se përkrahja që marrim! Duhet të jemi të vlerësuar më shumë, sepse ne po përfaqësojmë Kosovën në nivel tjetër!”
Ahmetxhekaj: “Mungesa e përkrahjes fizike në këto momente kyçe është e papranueshme! Krerët e institucioneve duhet të jenë prezent kur Istogu përfaqëson Kosovën në arenën evropiane! ”
Shala: Suksesi kërkon përkrahje! Nuk mund të krahasohemi me ekipe të turneve rajonalë, ne jemi në një tjetër nivel dhe meriton më shumë!