Bellingham po kalon një moment të vështirë

Hendboll

Bellingham po kalon një moment të vështirë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:49
Jude Bellingham

Jude Bellingham po kalon një moment të vështirë.

Ai duket i përhumbur. 21-vjeçari ka pasur një fillim të dobët me Real Madridin dhe kjo është mëse e dukshme.

Pakënaqësia e tij vihet re në çdo ndeshje. Dëshmia e fundit ishte kur ai kaloi në të bërtitura ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Celta Vigos për një top që braziliani nuk ia pasoi.

Gazeta spanjolle Marca ka shpjeguar se cili është problemi i mesfushorit anglez.

Sipas saj, Bellingham ka një problem në dhomën e zhveshjes. Ai është i frustruar, sepse mendon se ka humbur impaktin në skuadër.

Sipas tij, problemi është Kylian Mbappe, i cili ka marrë gjithë vëmendjen. Bellingham mendon se Ancelotti e ka kaluar në plan B, ngaqë nuk e pozicionon më si trekuartist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat