Safet Gashi ka qenë sportist i dyfishtë në vitet e 90-ta dhe i suksesshëm në dy sporte.
Ish portier i dëshmuar i KH Prishtinës dhe ish basketbollist i spikatur.
Një sportist me zemër të madhe në kohërat më të vështira të gjeneratës së sakrificës.
Edi Kolgeci, president i klubit të hendbollit Prishtina, personalitet e largpamës, ka bërë veprimin më të mirë të mundshëm me emërimin kryetrajner të klubit, Safet Gashi.
“Safet Gashi, një nga figurat më të respektuara të sportit në Kosovë, është emëruar trajner i ri i ekipit tonë.
Me përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e tij ndaj sportit, Safeti do të udhëheqë ekipin drejt sukseseve të reja.
Jemi të sigurt që nën drejtimin e tij, ekipi do të ketë zhvillim të fuqishëm dhe do të sjellë rezultate pozitive”, kështu la njoftuar KH Prishtina.