KH Rahoveci para sfidës Evropiane: Interesim i madh, biletat dalin në shitje të enjten

Hendboll

KH Rahoveci para sfidës Evropiane: Interesim i madh, biletat dalin në shitje të enjten

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:31
Tifozët

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, si asnjëherë më parë i trimëruar dhe i vendosur për t’u kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Djelmoshat e Rahovecit besojnë e shpresojnë se do të përmbysin humbjen e sfidës së parë me 30:27 ndaj ekipit belg Bocholt.

Optimizëm i madh në taborin e kampionit të Kosovës.

Ndeshjha luhet të shtunën e fundjavës në orën 19.00.

“Për shkak të interesimit të madh, biletat për ndeshjen kthyese ndaj kampionit belg Bocholt, fillojnë të shiten të enjten, 24 tetor nga ora 17:00 në objektet e palestrës.

Biletat do të kenë çmim simbolik prej 1 euro. 

Ndeshja luhet të shtunën, nga ora 19:00 dhe na duhet përkrahja juaj masive për të kaluar tutje në garat europiane e për të shkruar historinë bashkë.

Së bashku jemi më të fortë!”, ka njoftuar KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat