Kampioni i Kosovës, Rahoveci, si asnjëherë më parë i trimëruar dhe i vendosur për t’u kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.
Djelmoshat e Rahovecit besojnë e shpresojnë se do të përmbysin humbjen e sfidës së parë me 30:27 ndaj ekipit belg Bocholt.
Optimizëm i madh në taborin e kampionit të Kosovës.
Ndeshjha luhet të shtunën e fundjavës në orën 19.00.
“Për shkak të interesimit të madh, biletat për ndeshjen kthyese ndaj kampionit belg Bocholt, fillojnë të shiten të enjten, 24 tetor nga ora 17:00 në objektet e palestrës.
Biletat do të kenë çmim simbolik prej 1 euro.
Ndeshja luhet të shtunën, nga ora 19:00 dhe na duhet përkrahja juaj masive për të kaluar tutje në garat europiane e për të shkruar historinë bashkë.
Së bashku jemi më të fortë!”, ka njoftuar KH Rahoveci.