Kombëtarja e Kosovës synon të kthehet me fitore nga Hasselt i Belgjikës.
Vashat Dardane janë në presionin e kombëtares së Belgjikës pasi që ato përveç që kanë përparësinë e terrenit dhe të publikut, mund të janë edhe të papërshtatshme në lojë.
Megjithatë selektori i Kosovës, Agron Shabani, pretendon të kthehet me fitore në hapje të kualikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
“Të premten mbrëma (20.00) në Hasselt të Belgjikës e synojmë hapin e parë drejt avancimit në raundin e dytë kualifikues për Botëror.
E presim përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal për të na bërë krenarë të gjithëve.
Synojmë fitore për t'iu bërë të gjithëve krenarë dhe për të dëshmuar rritjen e vazhdueshme”, shkruan në faqen e FHK-së.