Selektori i kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, me qetësi e pret ballafaqimin e nësërm (20.00) me Belgjikën, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Vashat e Kosovës janë të përgatitura në çdo aspekt për përballjen me Belgjikën.
Shabani thotë se ka njohuri sado kudo për belget dhe shpreson në fitore.
“Njohuri? Kam pa një miqësore të tyre para 4-5 muajve.
Ato kohët e fundit nuk kanël luajt shumë në gara evropiane.
Nuk është një ekip e njohur.
Jam pozitiv në këtë drejtim, meqenëse kemi edhe përballjen me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Ky grup i vashave të mija shpresoj se në këto dy ndeshje do të dalin mirë”, - thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Selektori thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç fitores në Hasselt.
“Jemi me shpresë për fitore dhe jemi orientuar tek fitorja, tjetër rrugëdalje nuk ka”, ka nënvizuar ai.
Kombëtares tonë i mungon një hedbolliste por një tjetër i është bashkuar pas dy vitesh që konsiderohet si përforcim i madh, është fjala për Mirjeta Bytyçin.
Mungesa?
Përveç Mirela Gjikokajt që mungon!
Mirjeta Bytyçi pas dy viteve është rikthyer në ekip, si lojtare e re, plus një lojtare tjetër.
Në bazë të kualitetit do të ia arrijmë qëllimit.
Vashat tona janë të motivuara”, ka përfunduar Shabani.