Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e nëserme ndaj Belgjikës.
“Jemi në sallën multifunksionale në qytetin tradicional belg, Bilzen.
Kombëtarja jonë është vendosur në Genk, pas fazës përgatitore në Luksemburg.
Të gjitha vajzat janë të gatshme dhe atmosfera është e shkëlqyer.
Nesër në Hasselt luajmë ndaj Belgjikës nga ora 20:00, me synim për hapin e parë drejt fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.
Gjenerata e sukseseve është gati për tjetër të arritur.
Është koha jonë, është koha e Kosovës”, njofton FHK.