Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës për hendbollistë.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Ferizaj.
Kastrioti vlerësohet favorit i madh ndaj Trepçës që është ende pa pikë.
Kastrioti renditet i treti me tetë pikë.
Të dielën është ndeshja Prishtina – Vjosa, që fillon në ora 17:00.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren dhe pikët e rëndësishme.
Prishtina është e katërta me gjashtë pikë. Vjosa renditet e gjashta me katër pikë.
Ndeshjet Besa Famgas – Vushtrria dhe Rahoveci – Llapi zhvillohen më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane të Besës e Rahovecit.