Fitore e madhe e vashave të Kosovës

Hendboll

Fitore e madhe e vashave të Kosovës

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Të premten mbrëma në Hasselt të Belgjikës, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.

Hendbollistet tona dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12.

Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e Kosovës.

Të shtunën nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Me fitore kualifikohemi në plejofin e kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Kapitenja Leonora Demaj i shënoi 9 gola nga 15 tentime për Kosovën. Marigona Hajdari i shënoi 8 gola nga 11 tentime, ndërsa Fitore Aliu i shënoi 8 gola nga 10 tentime. Kontribut dhanë edhe të gjitha lojtaret e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat