Mobilizohen te Rahoveci

Hendboll

Mobilizohen te Rahoveci

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 23:50
Rahoveci

Te kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, janë mobilizuar maksimalisht për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci takohet me skuadrën belge Sezoens Achilles Bocholt.

Ndeshjen e parë në Belgjikë, Rahoveci e humbi me tri gola dallim, 32:29.

Ndeshja ishte e barabartë dhe e hapur deri në fund. Kjo jep shpresë se “vreshtarët”, të përkrahur nga shumë shikues që pritet të jenë në palestër, do ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë.

Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara kontinentale. E kërkon suksesin e parë evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat