Sot është shënuar një rast i paprecent në ndeshjen Kastrioti – Ferizaj në kuadër të Kampionatit të Kosovës për pioniere, gjithnjë duke iu referuar Kastriotit të Ferizajt (femrat),
Sipas drejtores sportive të KHF Kastriotit nga Ferizaj, Vlora Jashari, Ferizaj ka paraqitur në fushë dy hendbolliste me moshë më madhore, që nuk e lejojnë rregullat, pra të vitit 2008!
Ajo tha se është e qartë rregullorja e FHK-së, se për pioniere kanë të drejtë të luajnë lojtare të lindura në vitin 2009 dhe jo 2008.
FHK paralajmëronte klubet që lojtaret duhet të jenë të vitit 2009 jo me të vjetra.
“Eliza Hajdari e Melisa Çerkini janë të lindura në vitin 2008. Ferizaj ka paraqitur dy lojtare me regjistrim fals.
Ne do të ankohemi në organet kompetente të FHK-së.
Është turp se si një kryetar i klubit siç është Xhavit Morina dhe anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, lejon gjëra të tilla. Ne do të ankohemi dhe nuk do të lejojmë kësi dukuri që dëmtojnë hendbollin.
Presim që Komisari i Garave i FHK-së, të ndëshkoj Ferizajn sa më shpejt që është e mundur për këtë dukuri”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Xhavit Morina, kryetar i KHF Ferizajt, është përgjigjur shkurt: “Nuk jam staf teknik, është trajneri që e përcakton formacionin”.