Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Kupën Evropiane

Hendboll

Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Kupën Evropiane

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 19:22
Pamje nga një ndeshje

Nënkampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të dielën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë, Besa përballet me skuadrën çeke, Mesto Lovosice.

Ndeshjen në Çeki, para një jave, Besa e ka humbur me rezultat 38:28.

Ky rezultat e bën ndeshjen e kthimit të vështirë, por kualifikimi megjithatë nuk është i pamundur. 

Besa e pret edhe përkrahjen e shikuesve në këtë sfidë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat