Kombëtarja e Kosovës në festë, bindshëm ndaj boshnjakeve 

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës në festë, bindshëm ndaj boshnjakeve 

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2024 Në ora: 19:33
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës në kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Vashat Dardane e mposhtën me rezultat 32:26 (18:12) Bosnjën dhe Hercegovinën, në ndeshjen që u zhvillua në Hasselt të Belgjikës.

Pas fitores së mbrëmshme me rezultat 32:28 ndaj Belgjikës, sonte tjetër shkëlqim në krye me trimëreshën Leonora Demaj.

Vashat e selektorit Agron Shabani vazhdojnë rrugëtimin në raundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Në pjesën e parë dihej gjithçka kur vashat tona e përmbyllen me 6 gola epërsi (18:12).

Në pjesën e dytë e mbajtëm ritmin e lojës dhe nuk lejuan në asnjë formë që boshnjaket të befasojnë në rezultat, duke triumfuar me 32:26.

Hendbollistja Leonora Demaj është lojtare e ndeshjes, duke shënuar gjithsej 13 gola, e ndihmuar nga Marigona Hajdari me 6 e Fitore Aliu e Albina Rugova secila nga 4 gola. 

Kosova – Bosnja dhe Hercegovina 32:26

Kosova: Kryeziu, Demaj 13, M. Hajdari 6, Aliu 4, Rugova 4, Mustafa 2, Bytyçi 1, Ujkiq 1, Gjergjaj, Esati, Shatri, A. Hajdari 1, Dinarica, Mirdita, Krasniqi dhe Kafexholli.
Bosnja dhe Hercegovina: Mar. Shumelj, Kollashinac 8, Mat. Shumelj 4, Panxha 2, Ishiq 3, Topçiç 1, Husiq 3, Boshnjak 1, Deniç, Lugonjiq 3, Kuliq, Osmanoviq 1, Majkiq, Bashiq, Maglajkiq  dhe  Selimoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat