Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës në kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).
Vashat Dardane e mposhtën me rezultat 32:26 (18:12) Bosnjën dhe Hercegovinën, në ndeshjen që u zhvillua në Hasselt të Belgjikës.
Pas fitores së mbrëmshme me rezultat 32:28 ndaj Belgjikës, sonte tjetër shkëlqim në krye me trimëreshën Leonora Demaj.
Vashat e selektorit Agron Shabani vazhdojnë rrugëtimin në raundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Në pjesën e parë dihej gjithçka kur vashat tona e përmbyllen me 6 gola epërsi (18:12).
Në pjesën e dytë e mbajtëm ritmin e lojës dhe nuk lejuan në asnjë formë që boshnjaket të befasojnë në rezultat, duke triumfuar me 32:26.
Hendbollistja Leonora Demaj është lojtare e ndeshjes, duke shënuar gjithsej 13 gola, e ndihmuar nga Marigona Hajdari me 6 e Fitore Aliu e Albina Rugova secila nga 4 gola.
Kosova – Bosnja dhe Hercegovina 32:26
Kosova: Kryeziu, Demaj 13, M. Hajdari 6, Aliu 4, Rugova 4, Mustafa 2, Bytyçi 1, Ujkiq 1, Gjergjaj, Esati, Shatri, A. Hajdari 1, Dinarica, Mirdita, Krasniqi dhe Kafexholli.
Bosnja dhe Hercegovina: Mar. Shumelj, Kollashinac 8, Mat. Shumelj 4, Panxha 2, Ishiq 3, Topçiç 1, Husiq 3, Boshnjak 1, Deniç, Lugonjiq 3, Kuliq, Osmanoviq 1, Majkiq, Bashiq, Maglajkiq dhe Selimoviq.