Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 32:26 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke u kualifikuar në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror.
Përderiosa vashat tona festoni, ndodhi e papritura dhe e pabesueshme në një moment!
“Hendbollistes Damljana Boshnjak iu afrua një djalë me një buqetë dhe më pas u gjunjëzua për t'i propozuar asaj fejesën.
Natyrisht, Damljana ka mbetur e shtangur në vend, nuk ka mundur t'i fshehë lotët dhe i ka thënë 'po-në' fatale, ndërsa bashkëlojtaret e kanë pritur të gjithën me duartrokitje.
E gjithë kjo ndodhi derisa lojtarët e Kosovës po festonin fitoren”, shkruan mediumi boshnjak “Sport.ba”.