Daulina Osmani: Fundjavë me rezultate fantastike nga hendbolli

Hendboll

Daulina Osmani: Fundjavë me rezultate fantastike nga hendbolli

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2024 Në ora: 00:07
Kosova

Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, është krenare me kombëtaren e Kosovës, që siguroi kalimin në raundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror (femrat).

Po ashtu krenare me kampionin e Kosovës, Rahovecin që u kualifikua në rrethin e tretë të Kupës Evropiane. 

“Fundjavë me rezultate fantastike nga hendbolli.

Përfaqësuesja e vajzave një hap më afër Kampionatit Botëror, me dyfitore të njëpasnjëshme kundër 🇧🇪 dhe 🇧🇦. 

Ndërsa KH Rahoveci kalon në fazën e tretë të EHF European Cup, duke e eliminuar ekipin belg Bocholt. Atmosferë e jashtëzakonshme sonte në palestrën "Mizahir Isma" në Rahovec. 

Urime hendbollisteve të Kosovës dhe hendbollistëve KH Rahovecit, ndërsa suksese për ekipin KH Besa Famgas në ndeshjen e nesërme kundër ekipit çek Lovosice”, ka uruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat